Shteg i ri për çiklistë pionierë në Vodno

Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Në Vodno të mesme, sot në orën 12:00 zyrtarisht do të hapet shtegu i ri për çiklistë pionierë, që është pjesë e projektit “Parku për çiklistë Vodno”.

“Paraprakisht, të gjithë çiklistët janë të ftuar të marrin pjesë në garën në organizim të ‘I pari drejt majes’. Gara fillon në orën 10:00 nga stacioni policor Vodno dhe secili garues do të fillojë në 20 sekonda, ndërsa pjesëmarrja është falas”, informuan nga Qyteti i Shkupit.

Shtegu i ri për çiklistë është me gjerësi të ndryshueshme (më së shumti deri 3 metra), me gjatë si të përgjithshme prej 3.432 metrave dhe shtrihet nga stacioni policor deri në Vodno të mesme. Që të rritet siguria e të gjithë vizitorëve në Vodno, ai është shteg i posaçëm dedikuar kryesisht për çiklistë, përkatësisht tërësisht e ndarë nga rrugicat në Vodno që janë të dedikuara për këmbësorë dhe alpinistë.

Projekti për rregullimin e këtij shtegu malor çiklist në VOdno u realizua në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Këshillin për bashkëpunim rajonal (Regional Cooperation Council). ab/

Ngjarja paraprake

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe me intensitet mesatar

Ngjarja e ardhëshme

Publikohet lista, Reja ndëshkon 4 futbollistë dhe sjell disa emra të rinj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian