Shtatë shqiptarë në ekipin e elitës kroate

Lokomotiva e Zagrebit nuk ka të ndalur me nënshkrimet sa i përket futbollistëve shqiptarë. Aktualisht pjesë e kësaj skuadre janë Cokaj, Mersinaj, Tuci dhe Kallaku.

Së fundmi me ekipin kroat u bashkua Françesko Tahiraj, një emër i përmendur edhe për Kombëtaren, por pa harruar edhe ish-mbrojtësin e Kukësit, Edis Maliqi.

Të gjithë këta futbollistë janë “Lokomotiva” kryesore e Zagrebit që duhet thënë e ka nisur mbrapsht këtë sezon të ri. Pas një suksesi historik në vitin e fundit duke u renditur menjëherë pas Dinamos së Zagrebit, ka ardhur eliminimi nga Europa dhe rezultate negative në kampionat.

Kjo skuadër nuk do të ndalet këtu pasi “Supersport” raporton se edhe Valon Et’hemi do të jetë pjesë e saj. Futbollistit iu mohua mundësia që të kalojë në Poloni pasi Kukësi kishte pretendime se ishte pjesë e verilindorëve edhe për Kupat e Europës, ndërsa në këtë moment asgjë nuk e ndal që të firmos në Kroaci.

Ngjarja paraprake

6 gjëra që nuk mund t’i bëjmë në ëndrra

Ngjarja e ardhëshme

Iran, 265 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian