Shtatë pacientë humbën jetën nga COVID, u infektuan 532 persona

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 7 persona dhe janë infektuar 532 persona. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 100 persona.

Sipas ministrise aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Njoftimi i plote:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kufizoni kontaktet.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,409 testime, prej të cilave 354 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 532 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (14 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                      532

Të shëruar ne 24 orë                   100

Të shtruar në spitale                   389

Humbje jete në 24 orë                        7

Testime ditore                              2,409

Testime totale                 153,149

Raste pozitive                  27,233

Raste të shëruara           12,767

Raste Aktive              13,854

Humbje jete                612

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            6797

Durrës            1170

Fier                  1005

Korçë               819

Shkodër          821

Elbasan           730

Vlorë                 614

Lezhë               616

Berat                419

Gjirokastër      392

Kukës               329

Dibër                 142

Ngjarja paraprake

Barcelona gati të bëjë çmenduri për Ansu Fatin, kontrata e re e ofruar ka vlerë 10 milionë euro në sezon

Ngjarja e ardhëshme

Aktori paguan dollarë bakshish për kamerieren e preferuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian