SHSKUK publikon raportin ditor, kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19

150 pacientë po trajtohen për Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 79 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në Klinikën Infektive dhe në atë të Pulmologjisë, po trajtohen nga 48 pacientë. 5 të tjerë po trajtohen në Klinikën e Anestezionit dhe 3 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas njoftimit, 3 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 10 në CPAP, ndërsa 87 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale.

Image
Ngjarja paraprake

Protestë e nxënësve të shkollave të mesme në Kërçovë kundër mësimit onlajn

Ngjarja e ardhëshme

Besimi: Ribalanci është miratuar, financimi është siguruar, do të mbështetet pakoja e katërt e masave

të fundit nga