Shqiptohen 166 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët

Gjatë ditës së djeshme, MPB ka zhvilluar kontrolle të intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët.

Me këtë janë sanksionuar 166 këmbësorë, prej tyre 155 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve, pesë për kalim në semafor të kuq për këmbësor si dhe gjashtë këmbësorë për shkelje të tjera.

Gjatë kontrollit janë regjistruar në total edhe 111 shkelje të kategorive të tjera.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit. Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse përkundrazi do të sanksionohen për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor. Së bashku duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thanë nga MPB.

Story i mëparshëm

​Mbi 1700 pacientë në pritje për ndërhyrje në vena në Kirurgjinë Vaskulare

Story i radhës

Policia arreston fëmijën nga Shkupi, grabiti disa bastore me pistoletë të plastikës

Të fundit nga