Shqiptohen 165 masa kundër kundërvajtësve në komunikacion

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme sërish ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 165 masa prej të cilave 38 janë për tejkalim shpejtësie, 19 për vozitje pa leje, 7 për mosregjistrim”, thonë nga policia.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 19 gjoba për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 6 dënime për shoferë fillimtarë.

Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kaq gjoba u shqiptuan për mosrespektim të ligjit antiCOVID në 24 orët e fundit

Story i radhës

Хотел ќе се отвори во строгиот центар на Скопје, „Буши“ ја купи зградата на Технометал

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish