Shqiptarja flet nga Turqia: Po e kalojmë natën jashtë, kemi frikë nga pasgoditjet

Pas tërmetit shkatërrimtar, qytetarët në Izmir mbrëmjen e sotme po e kalojnë jashtë nga frika e pasgoditjeve. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për shqiptarë të lënduar nga shembjet e godinave.

Enisilda Aga nga Shqipëria, që jeton dhe punon prej 7 vitesh në Izmir rrëfen për “Abcnews.al” ankthin dhe frikën e përjetuar. Ajo u shpreh se sonte natën po e kalojnë jashtë.

“Kemi frikë që të futemi brenda në shtëpi, pasi mund të ketë pasgoditje të tjera të forta. Natën po e kalojmë jashtë. Kur ra tërmeti isha në punë. Dolëm me shpejtësi. Nuk kam informacion që të ketë shqiptarë të lënduar. Kam komunikuar me miqtë dhe më kanë thënë që janë mirë”, tha ajo.

Por si është gjendja aktualisht në Izmir? Enisilda Aga thotë se në një zonë të Izmirit, në Seferihisar si pasojë e tërmetit të fuqishëm niveli i detit ka pësuar një ngritje duke sjellë përmbytjen e pjesës buzë bregut.

Ngjarja paraprake

E thotë studimi: Femrat që kanë pasur më shumë se një partner, duan seks me ish të dashurin

Ngjarja e ardhëshme

“Vëlla nuk e dija që je shqiptar, hajde shqipe”, ka shkruar Mustafi në shaka drejt yllit të Arsenalit

të fundit nga