Shqiptari u lidh me gruan e ‘gabuar’/ Klani mafioz e futi në palestër dhe e rrahu brutalisht

I rrahur, i kërcënuar dhe i detyruar të paguajë para dhe më pas të largohet nga Marano, pasi kishte hyrë në një marrëdhënie me një grua të “gabuar”.

Kjo është historia e një shqiptari, për të cilin karabinierët e zonës hodhën dritë duke zbardhuar ngjarjen e ndodhur dy vite më parë brenda një palestre.

Katër persona janë dërguar në burg dhe dy të tjerë në arrest shtëpiak.

Të dyshuarit janë të afërt me klanin Orlando, të cilët prej vitesh kanë ruajtur hegjemoninë mbi qytet dhe në komunat e Quarto dhe Calvizzano.

Faktet datojnë në shkurt 2018, kur viktima, u akuzua nga klani se kishte rrahur ish-partneren, e cila më vonë u bë gruaja e njërit prej tyre, u ftua brenda një palestre në Marano, në pronësi të njërit prej të dyshuarve.

Atje, po e prisnin të gjithë personat e arrestuar, ku nisi një sulm brutal me shkelma dhe grushte e më pas e urdhëruan atë të largohej nga zona.

Rrahja në palestër

Në pamundësi për të raportuar rrahjen, nga frika e hakmarrjes së mëtejshme, për veten dhe të afërmit, shqiptari u detyrua të paguante dëmshpërblim monetar, “një dhuratë” , për krimin e organizuar lokal.

Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Napolit, duke rënë dakord me gjetjet e Prokurorit, ka urdhëruar mbajtjen në burg për 4 të dyshuar, ndërsa 2 do t’i nënshtrohen arrestit shtëpiak. Në pranga dje në mbrëmje ranë Carlo Gaetano Orlando  (arrest shtëpiak),  Kamel Rahmani, një tunizian që besohet të jetë anëtar i klanit Orlando dhe pronari i palestrës ku ndodhi ngjarja dhe Ciro Marra (arrest shtëpiak), i njohur si Biscotto, shkruan mediat lokale italiane.

Të gjashtë të dyshuarit akuzohen (në mënyra të ndryshme dhe me rrethanën rënduese të metodës mafioze) për plagosje, dhunë private dhe zhvatje.

Historia e rrahjes

Viktima raportoi rrahjen që pësoi gjatë një marrje në pyetje. “Disa ditë para ditës së Shën Valentinit, në mbrëmje…ajo doli në lokal, Kamel më thirri dhe më pyeti nëse e kisha rrahur Elenën dhe unë thashë jo dhe pastaj më tha që të nesërmen duhej ta takoja jashtë në palestrën e tij sepse duhet të diskutonin. Kurrë nuk kam menduar se mund të jetë një kurth ose që Kamel dëshironte të më rrihte ose të rrihesha nga të tjerët, sepse nuk do të kisha shkuar kurrë atje. Vendosja të shkoja në palestër sepse kisha ndërgjegje të pastër dhe e dija që nuk e kisha rrahur…

Të nesërmen shkova në palestër dhe më dukej e çuditshme që aty nuk kishte njeri sepse në palestrën e Kamelit është gjithmonë plot me njerëz deri në orën dhjetë në mbrëmje. Kamel erdhi dhe më hapi derën dhe menjëherë pashë rreth dhjetë vetë që po vinin poshtë. Pastaj mora një grusht në fytyrë dhe që nga ai moment nuk kuptova asgjë dhe u sulmova brutalisht. Pyeta për arsyet e sulmit, por ata vazhdonin të më rrihnin, duke më thënë se nëse nuk do të largohesha nga Marano do të më qëllonin.

Në fund të sulmit, Kamel më tha të mos denoncoja dhe se nëse shkoja në spital duhet të raportoja se kisha një aksident me motor.

Më pas, një ditë ai erdhi në shtëpinë time dhe Kamel tha se për të qenë i qetë, i lirë dhe për të qarkulluar lirshëm në Marano do të duhet të paguaja 525 euro si dhe një dhuratë, në veçanti një orë.

Pasi dhashë paratë, më lejuan të qarkulloja lirshëm. Nga ai moment, nuk i kam takuar dhe as nuk kam pasur më probleme, por vetëm pas 5-6 muajsh, rastësisht, ndërsa isha duke u kthyer nga Roma, në një pikë karburanti në Marano u takova… Ai më kërcënoi të largohesha nga Marano përndryshe do të më qëllonte. Ne u përleshëm dhe madje e goditëm njëri-tjetrin. Pastaj xhaxhai im më mori dhe më çoi në shtëpi. Pas kësaj kohe nuk pata më kërcënime”.

Ngjarja paraprake

Titulli “Heroi i Rusisë” për Nurmagomedov, acarohet boksieri rus: Hero për çfarë?

Ngjarja e ardhëshme

Vjosa Osmani do të jetë femra e dytë si Presidente e Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian