Shqiptari lë ta habitur Lukakun

Kristjan Asllani ka lënë përshtypje mjaft pozitive në ambientin zikaltër pa zbritur ende në fushën e blertë.

Mbi të gjithë për mentalitetin që ka shfaqur para drejtuesve dhe tifozëve të Interit. Klubi me qendër në Milano ka publikuar në Tëitter një bisedë mes presidentit Steven Zhang dhe Romelu Lukakut, me temë pikërisht mesfushorin shqiptar.

“Po flisja me atë djalin e ri, Asllanin, më pëlqen mentaliteti i tij, do të surprizoheni.

Është 20 vjeç? Po, por nga mënyra sesi flet ngjan si një 27-vjeçar”, – shprehet “Big Rom” në komunikimin me numrin 1 të klubit.

Një kimi e lindur që në prezantim mes sulmuesit belg dhe mesfushorit kuqezi e që pritet të bjerë në sy edhe në fushë. Asllani tregoi se armë të fortë nuk ka vetëm këmbët, por edhe mentalitetin, ndaj është denjë për të luajtur në një klub të madh si Interi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Pranuam propozimin francez, i njejti do të shqyrtohet deri në një vendim përfundimtar

Story i radhës

Ngjarja tragjike përfundoi me 21 viktima, zbulohen deklaratat shokuese të të mbijetuarve

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish