Shqiptarëve iu dështon plani: Policia befasohet nga ajo që zbulon në kasollen e mbushur me speca

Një ngarkesë droge e fshehur me zgjuarsi mes një grumbulli specash nga Spanja është zbuluar së fundmi në Itali. Policia italiane në Pomezia ka arrestuar tre persona, një spanjoll dhe dy shqiptarë pasi akuzohen për tregti dhe trafik droge.

Zbulimi i drogës u bë në një kasolle në periferi të qytetit. Brenda në depo, agjentët e policisë kanë arrestuar në flagrancë tre persona të cilët synonin të transportonin një sasi të madhe lënde narkotike nga një kamion me targa spanjolle në dy makina .

Ngarkesa përbëhej nga 124 çanta të mbyllura që përmbanin marihuanë me peshë prej rreth 136 kg dhe 460 blloqe hashash me peshë 46 kg, të fshehura në mënyrë të zgjuar brenda një ngarkese specash nga Spanja.

Image

Policia italiane

Tre personat, një spanjoll 44-vjeçar dhe dy shtetas shqiptarë 30 e 40-vjeç janë arrestuar dhe akuzat ndaj tyre janë për posedim dhe trafik të paligjshëm droge. Është konfiskuar droga si dhe kamioni, dy makinat dhe magazina. Hetimet e mëtejshme vijojnë për gjetjen e bashkëpunëtorëve të mëtejshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tottenham në krizë të rezultateve

Story i radhës

Shkupi pa rrymë

Të fundit nga