Shqiptarët i ka mbajt besa dhe buka që i kanë dhënë njëri-tjetrit!

Nuk është e jashtëzakonshme, por e shpeshtë, ndihma vëllazërore shqiptare midis besimeve!

 Shqiptari shqiptarit i ka ndihmuar shpesh dhe gjithmonë, në varfëri, në vështirësi dhe në luftë!

Shqiptarët gjithmonë kanë qenë krah për krahu!

… Dhashtë Zoti, tradita e solidaritetit dhe e mirësisë, që e kemi në gjene, të vazhdojë gjithmonë!!!

Po ju rrëfej një bisedë me një mik të njohur gjerman, i cili më pyeti për historinë tonë të hidhur e të rëndë!

I thash, ne jemi një popull i vogël, i dobët dhe i shkelur si hebrenjtë, vetëm se ne mbetem në tokën tonë, po të copëtuar e të cunguar!

– Ju kanë dhënë okupatorët ndonjëherë diçka, a ju kanë përkrahur, a ju kanë ndihmuar?

– Jo, i thashë, okupatorët na kanë shfrytëzuar rreth dymijë vjet, na kanë gjakosur e na kanë plaçkitur sa kanë mundur, janë përpjekur të na përçajnë me katër fe…

Asgjë të mirë nuk na kanë dhënë, as nuk janë përpjekur për të mirën tonë, se ishim të dobët…!

– Aaaa, tha miku gjerman, ju qenkeni popull shumë i fortë!

– Dymijë vjet ju kanë shfrytëzuar, terë ato katrahura, dhe keni arritur ta mbani veten gjallë, atë mund ta bëjë vetëm një popull shumë i fortë…!!!

*P. S.  Këto fjalë më lartë të shkruara mi ka thënë, miku im gjerman, historian i pasionuar, Kalbflaisch Werner, i cili e di edhe historinë e familjeve të mëdha të popullit të vet gjerman! (M.Ç.)

Ngjarja paraprake

A po shkon vendi drejt një izolimi të dytë? Stevanoviq: Situata me Covid-19 mund të eskalojë

Ngjarja e ardhëshme

Koncerti më i pazakontë që keni parë, grupi performon në flluska plastike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian