Maqedonia e Veriut kualifikohet në finale të play-off-it të Kampionatit Botëror.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut shënuan fitore në Palermo me 1:0 ndaj Italisë, duke bërë senzacion.
Shqiptarët Ezgjan Alisoki, Enis Bardhi, Visar Musliu e Arian Ademi, u paraqitën titullarë dhe sonte shkaktuan senzacion.
Arian Ademi u zëvendësua në minutën e 58-të.
Në minutën e 90+2, Trajkovski shënoi për fitoren edhe kualifikimin e Maqedonisë, duke rrëzuar kampionin në fuqi të Evropës.
Maqedonai tani takohet me Portugalinë, për të kërkuar kualifikimin në Kampionatin Botëror.