Shqipëria, vendi me numrin më të lartë të fëmijëve në varfëri

Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të fëmijëve në varfëri në Europë e në Ballkanin Perëndimor. Ky është rezultati i raportit të publikuar nga organizata ndërkombëtare ‘Save the Children’ për vitin 2020.

Sipas raportit, Bashkimi Europian është një nga rajonet më të pasura dhe me barazinë më të madhe në botë. Por, përsëri, çdo vend i BE-së ka fëmijë që ende sot jetojnë në kushte varfërie. Përpara pandemisë Covid-19, në 2019-n, 1 në 4 fëmijë po rritej në rrezikun e varfërisë apo përjashtimit social përqark 27 shteteve anëtare të unionit. Por, me krizën pandemike gjatë 2020, raporti duket se është përkeqësuar. Po sipas të dhënave të ‘Save the Children’, në Gjermani, një nga vendet më të pasura të botës, ende sot 1 në 4 fëmijë rritet në kushtet e varfërisë, në Spanjë dhe Rumani, një në tre fëmijë po jetojnë nën nivelin e varfërisë. Në Itali, të dhënat tregojnë 200 000 fëmijë më shumë se një vit më parë, janë në kushtet e varfërisë ekstreme.

Dhe situata është shumë më e rëndë kur flasim për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku norma e varfërisë te fëmijët vitet e fundit është rritur në 49,9% në Shqipëri, ku vendi ynë kryeson, ndjekur më pas me 30,6% nga Bosnjë-Hercegovina dhe 20,7% në Kosovë.

Një nga problemet me të cilat fëmijët përballen, kryesisht në vendet e Ballkanit Perëndimor, është kequshqyerja apo uria, mes të cilëve fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Përkeqësimi i situatës së Covid në këtë shtet/ Mbyllen shkollat, dyqanet dhe restorantet

Ngjarja e ardhëshme

Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian