Shqipëria U-21 përgatitet për ndeshjen e fundit me Kosovën

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet për ndeshjen përmbyllëse në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 të Grupit G për këtë grup-moshë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përballen me Kosovën U-21 në stadiumin “Elbasan Arena” më datën 13 qershor, me sfidën që nis në ora 19:30.

Pas kthimit nga Anglia, ku përfaqësuesja e nën 21-vjeçarëve luajti më 7 qershor me ishullorët, skuadra ka vijuar stërvitjen në Durrës sipas programit të paracaktuar nga stafi teknik. Me ekipin nuk ka udhëtuar Armando Dobra, i cili është i skualifikuar pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Anglisë.

Mungesa tjetër e konfirmuar është edhe ajo e portierit Angelo Tafas i dëmtuar, i cili është zëvendësuar nga portieri tjetër, Bruno Puja.

Pjesa tjetër e grupit është e plotë teksa skuadra ka zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”. Gjendja e grupit paraqitet e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për të bërë një ndeshje të mirë ndaj Kosovës dhe për të mbyllur këtë fushatë kualifikuese me një fitore.

Shqipëria U-21 ishte pjesë e Grupit G në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën.

Kuqezinjtë aktualisht renditen në vendin e pestë të grupit me 9 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje, por nëse marrin 3 pikë në sfidën e fundit parakalojnë Kosovën dhe i mbyllin kualifikueset me 12 pikë në vendin e katërt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Lidhja e Prizrenit mbetet vepër e gjallë frymëzuese

Story i radhës

Rita Ora nis përgatitjet për dasmën e saj dhe Taika Waititi, ja ku është fokusuar artistja pak para ditës së madhe

Të fundit nga