Shqipëria publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e marsit

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet e marsit.

Selektori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar “2022”.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në udhëtim.

Selektori i Shqipërisë, Edi Reja kërkon përqendrim maksimal nga kombëtarja para Andorrës, që ai e cilëson si duelin më të rëndësishëm dhe kërkon nga skuadra që të japë  maksimumin.

Po ashtu, ai u shpreh që në këto sfida do të mund të tregojmë se sa jemi rritur dhe se tani përgjegjësia është më e madhe, pasi jemi ngjitur një kategori më lart në Ligën e Kombeve dhe pritshmëritë janë më të mëdha.

Në fund, Reja bëri edhe një thirrje për qeverinë që të pranojë kërkesën e FSHF për lejimin e 30% të tifozëve në stadium ndaj Anglisë, pasi distanca fizike mund të ruhet shumë lehtë dhe risqet për përhapjen e virusit korona janë inekzistente.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit.

Image

Lista
Ngjarja paraprake

“Më vodhën paratë, ishte një grua…”, 45 vjeçarja denoncon vjedhjen e një shumë të madhe parash

Ngjarja e ardhëshme

Po mëson spanjisht, një gjerman pason Zidane te Real Madrid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian