Shqipëria planifikon blerjen e gjashtë dronëve luftarakë nga Turqia

Shqipëria do të marrë gjashtë dronë bajraktarë luftarakë nga Turqia, ka bërë të ditur shefi i qeverisë shqiptare këtë të enjte.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi ndër tjera se bisedimet janë bërë me presidentin turk Recep Tayip Erdogan, dhe dronët do të përdoren për kontrolle të territorit për qëllime të ndryshme.

Kur u pyet në emisionin Opinion, se: A do t’i paguajë Shqipëria dronët?, Rama u shpreh:

”Po patjetër, dhe do të blihen me çmim të arsyeshëm”.

”Janë me pako, do të marrim 6 dronë të armatosur dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollet në territor, për ndërtime pa leje, për pyjet, për ndjekjen e personave në kërkim, kundër kultivimit të drogës”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Shtinja lapsin vet”, Don Xhoni publikon veturat e tij super-luksoze

Story i radhës

“Meqë jemi në distancë, ne bëjmë seks në metodën virtuale, por një shoqe më tha se kjo…”

Të fundit nga