Shqipëria nuk është Gjermani, por edhe Gjermania nuk është Shqipëri!

Çmimet në stratosferë, shqiptarët spektatorë nga kafenetë, ballkonet dhe dritaret, si përherë…!

 

Nxitur nga deklaratat e kryeministrit Rama dhe të ekipit të tij qeveritar si dhe mediatik, që nuk po lejnë gjethe fiku nëpër degë e tokë për të mbuluar lakuriqësinë e rritjes më së shumti abuzive të çmimeve të karburanteve dhe të artikujve ushqimorë në Shqipëri dhe nga protestat e mijëra qytetarëve ndaj kësaj fushate të re, për t’ua nxirë jetën dhe Shqipërinë me këto çmime të çmendura, dje kërkova dhe më sollën disa fotografi nga Gjermania. Konkretisht janë disa fletë reklamash apo fletëpalosjeje me çmimet e shumë ushqimeve në dy supermarkete në Gjermani, nga “ALDI” dhe “NETO”. Këto  futen tek supermerketet  me çmime më të shtrenjta.., si përshembull, LIDL, e tj., ku gjen mallra deri në 10-20% më të lira. Natyrisht, si prej rreth 8 vitesh në këto dy supërmarkete gjermane,  edhe  më 10 mars 2022, shumica e çmimeve ishin  50- 100% më të lira se tek ne, në Shqipëri, nën qeverisjen e Rama-partisë! Do ta shoqëroj tekstin tim me disa nga këto fletë, me dëshirën dhe qëllimin që të shikojnë lexuesit, sidomos ata “të majtë”, me sytë e vet se ç’masakër po bëhet tek ne me çmimet e artikujve të konsumit jetik e të përditëshëm. Por, edhe duke u rikujtuar një fakt që e dinë shumë mirë, por që nuk u vjen mirë ta pranojnë se pagat dhe pensionet  në Shqipëri janë  5-10 herë më të ulta se sa në Gjermani… Se në këtë vend çdo 1 janar bëhet rimbursimi me rreth 50-60 euro në muaj, vetëm për inflacionin vjetor, në nivelin 2-3%; jepen në formë bonusesh 1-3 paga e pensioe mujore ose paguhen 3 qera mujore nga buxhetet e landeve dhe të komunave.!

Oligarkët e karburanteve dhe të ushqimit,  me sy e veshë mbylljen  apo ortakërinë e qeverisë, me këto çmime të rritura, deri në dyfishim e më tepër, si shushunja të pangopshme kurrë, po ua nxijnë jetën dhe Shqipërinë shumicës së popullit,  me paga dhe pensione të ulta apo edhe mesatare. Shumë nga politikanët e majtë dhe socialisto-rilindas të thjeshtë, enveristo-edramistë fanatikë, e kanë në majë të gjuhës justifikimin e trashë se Shqipëria nuk është Gjermani! Por, edhe për të keqen e tyre, pra jo vetëm të përgjithshme, nuk duan të pranojnë se as Gjermania, për nga niveli i lartë i pagave, pensioneve, jetesës dhe niveli më i ulët i çmimeve…nuk është Shqipëri! Aq më tepër, arësyen se Gjermania është Gjermani, superfuqi në BE për nga shumica e treguesve të zhvillimit dhe të mirëqenies, sepse populli gjerman, nuk ka lejuar në këta 77 vjet të qeveriset asnjë ditë nga asnjë qeveri komuniste apo të ketë si kancelar një piktor, si ministër të financave dhe të rindërtimit një mësues anglishteje…

Është koha, bile dita dhe ora, që edhe tek ne, “të majtë” apo “të djathtë”, të kujtohen, pranojmë dhe binden se përpara se të jenë partiakë,  janë njerëz, familjarë, prindër, qytetarë. Nëse mendojnë, së pari si qytetarë, nuk është në të mirën e vendit dhe të ardhmes së brezave të rinj të mbyllin sy, veshë, gojë…para vlerësimit dhe trajtimit kafshëror që u bëhet nga kryetarët, deputetët, ministrat, kryebashkiakët, gjyqtarët, prokurorët, bosët, oligarkët, tregtarët, mjekët, hipotekuesit…Të gjithë i shikojnë qytertarët dhe fshatarët e thjeshtë si burime fitimesh nëpërmjet ryshveteve të mëdha, përtej mundësive financiare të shumicës. Po kështu, është mirë që të gjithë,”të majtë” e “të djathtë” të  kujtohen e të bëjnë krahasimin me 8 vjetët e përmbyllur më 2013 të qeverisjes së atij “Saliut të keq”, pa ia harruar dhe falur gabimet, abuzimet dhe zhgënjimet prej atij vetë ose ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tij të 3 niveleve. Në kohën e Saliut, me përgjegjësi të pamohueshme, por së bashku me shokë të tij në PD dhe në PS, për 1997-tën, për Gërdecin, 21 janarin 2011…, çmimet e artikujve kryesorë të ushqimeve ishin rreth 50- 100% më të lirë. Edhe pagat dhe pensionet rriteshin, me përjashtim të ndonjë viti, çdo 1 janar, me nga 2- 4%. Edhe shpërblimi për vit të ri jepej për punonjësit dhe pensionistët…

Rama me ministreshat e tij, krahas tyre edhe “bojaxhiu majtisto-  edramist ”, Carlo Bolino dhe të tjerë të soit të tij,  justifikohen, duke u bërë  të neveritshëm dhe qesharakë,  se dukuria e rritjes së çmimeve është globale, duke mbuluar me gjethe fiku lakuriqësinë e fakteve se në Shqipëri rritjet janë abuzive, thjeshtë për qëllime përfitimesh sa më të mëdha nga koniunktura, pa masa paraprake parandaluese dhe rimbursuese nga qeveria. Në shumicën e vendeve të tjera, më afër në Greqi, rritja e çmimeve të energjisë u rimbursua më 9 mars me një paketë ndihme në 300- 400 euro për familjet me të ardhura mujore më të ulta! Ndërsa tek ne,  Edi Rama me ministreshat dhe ministrat e tij, para dhe pas “ëikendit turistik” në Dubaj, bëjnë spektatorin para oligarkëve ortakë, që i rrisin çmimet për ditë, pashpirtësisht e pa logjikë ekonomike dhe nuk vrasin mendjen se si tua lehtësojnë barrën e rëndë të mbijetesës në këto kuhte shumicës së popullit të thjeshtë!!!??? Nëkohësisht bëjnë të verbërin dhe shurdh- memecin ndaj ankesave prej shpirtit të shumicës së popullit, me pagat e pensionet më të ulta në Europë e “të harruara” prej vitesh me u rrit dhe rimbursue, sa herë e në përqindjen që rriten çmimet, taksat, inflacioni…??? Duke shprehur papëgjegjshnëri e duke nxitur revoltim, ministrja Belinda Balluku, që vetë lëviz me vetura deri në 100 rreth mijë euroshe, i këshillon qytetarët të ecin më këmbë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca i këshillon fshatarët apo fermerët tani në fillim mars të mbjellin grurë. Ish zvkryeministri Erion Braçe, ndoshta nga frika e disa firmave në VKM ose PPP shprehet kundër protestave për rritjen e çmimeve  sepse “këto nxisin populizmin” dhe harron qëllimisht se ndikojnë për emancipimin qytetar dhe demokratik, jo partiak të popullit,  Nënkuptohet rritja e protestave dhe e “popullizmit”  përmban edhe rrezikun për “gjëmën” e rrëzimit apo detyrimit të ikë me dorëheqje qeveria e Edi Ramës dhe e Erionit, me shokë e shoqe!

 “Kukulla” tjetër e Edi Ramës, Milva Konomi, përrallisi mbrëmë në  KLAN TV  dhe sot nga ora 8-00 e mëngjesit, si ritransmetim në një emision informativ të NEËS 24, se “ është bërë traditë që në muajt  janar e shkurt të çdo viti, kemi ngritje të çmimeve, se rritja e tanishme është si rrjedhojë e luftës në Ukrainë…”!!!??? Por, edhe kjo “harroi” se edhe në këto ditë lufte shumica e çmimeve në Ukrainë janë më të ulta se në Shqipëri.  Meqenëse “e paska kujtesën të dobët” po i kujtoj se rritja e çmimeve në periudhën nëntor-shkurt është traditë e sajuar gjatë këtyre  mbi 8 vjetëve të qeverisjes nga ekipet Rama e prej asaj vetë, ministre në 2 apo 3 qeveri “rilindase”. “Harroi” gjithashtu të pranonte edhe faktin se rritja e çmimeve në Shqipëri në të vërtetë fillon qysh në nëntor e vazhdon me kulm, më 31dhjetor, duke bërë krejt ndryshe nga shumica e vendeve të botës, ku për të festuar Krishtilindjet dhe Vitin e Ri, zbatohet ulja e ndjeshme e çmimeve. Nëse  shoqja Milva i ble ushqimet në supermarketet, minimarketete dhe dyqane mishi duhet t’i ketë rënë në sy se në javen e fundit të vitit 2021 çmimi I kg mish qingji e keci fluturoi në 1.200-1.300 lekë, i 1 kg gjel dhe pulë deti të gjallë në rreth 1.500 lekë; 1 kg bakllava 1.000-1.200 lekë; i 1 kg mjaltë në 1.500-2.000 lerkë… Po kështu Milva e Rama-parti-qeverisë duhet të jetë në dijeni se për janarin dhe shkurtin 2022, sipas zakonit edramist për 2-3 muajt e parë të çdo viti, faturat e energjisë elektrike e të ujit, kana pasur një rritje abuzive apo hajdutshe në rreth 2.000-4.000 për energjinë elektrike dhe në rreth 500-1.000 lekë për ujin… Kujtohuni edhe të bëni krahasimin me 8 vjetët e përmbyllur më 2013 të qeverisjes së atij “Saliut të keq”, pa ia harruar dhe falur gabimet, abuzimet dhe zhgënjimet prej atij vetë ose ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tij të 3 niveleve. Në kohën e atij çmimet e artikujve kryesorë të ushqimeve ishin rreth 50- 100% më të lirë. Edhe pagat dhe pensionet rriteshin, me përjashtim të ndonjë viti, çdo 1 janar, me nga 2- 4%. Edhe shpërblimi për vit të ri jepej për punonjësit dhe pensionistët…Pushtetarët dhe politikanët e Rama-parti-qeverisë mburren apo justifikohen se shprehin dhembshmbshuri dhe mbështetje për rreth 1 milionë shqiptarët që mbijetojnë me paga, pensione dhe mbështetje sociale në nivelin minimal, se  po bëjnë “politikë sociale”, duke u dhënë 5.000 lekë për vitin e ri dhe duke bërë një rimbursim në rreth 2.5 % ose 300-600 lekë ose sa për dy palë brekë çdo 1prill.

Jeta e përditshme, aktualiteti me këto 1001 halle, me këto çmime të cmendura  nuk njeh ndarjen politike apo partiake të majtë apo “të djathtë…Të gjithë blejmë në të njenjtët supermarkete, minimarkete dhe dyqane; në të njenjtat farmaci”.Në raste sëmundjesh të rënda dhe operacionesh shkojmë në të njenjtët spitale, ku jo pak mjekë, me zarfat e rëndë që kërkojnë,  më shumë se të shërojnë, të shtyjnë për në botën tjetër apo  familjarisht të shkatërrojnë… Të gjithë e blejmë me të njenjtat çmime naftën dhe benzinën në të njenjtat pika karburantesh… Duke u shprehur në mënyrë figurative, referuar luftës në Ukrainë të gjithë si qytetarë të thjeshtë,  jemi ne nje “llogore” !

Prandaj, është në të mirën tonë  të përgjithshme, si qytetarë dhe fshatarë të thjeshtë, që  të pranojmë me kurajo dhe ndërgjegje se  përpara se të jemi partiakë jemi njerëz, familjarë, prindër, qytetarë. Nëse mendojmë, së pari si qytetarë, nuk është në të mirën tonë të mbyllim sy, veshë, gojë…para vlerësimit dhe trajtimit kafshëror që na bëjnë kryetarët, deputetët, ministrat, kryebashkiakët, gjyqtarët, prokurorët, bosët, oligarkët, tregtarët, mjekët, hipotekuesit…Të gjithë na shikojnë si burime fitimesh nëpërmjet  djersës, gjakut, vjedhjes së pronave të ligjshme familjare dhe pasurive nëntokësore të vendit, nëpërmjet ryshveteve të mëdha…, përtej mundësive financiare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A do t`i tejkalojë Rusia vijat e kuqe duke përdorur armë kimike në Ukrainë?

Story i radhës

Facebook dhe Instagram lejojnë gjuhën e dhunës dhe urrejtjes kundër Rusisë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish