Shqipëria nën ujë/ Rama: Me Micotaqisin folëm për…

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi sot me homologun e tij grek Micotaqis.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehu falënderime në lidhje me mikpritjen, ndërsa theksoi se në fokus të bisedës së tyre ishte situata me Covid-in apo dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kjo vizitë vjen teksa Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit dhe përmbytjet ishin paralajmëruar. Nga ana tjetër, Rama nuk tha asgjë për zgjerimin e Greqisë në ujërat shqiptare. 

MESAZHI I RAMËS

Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike.

Ngjarja paraprake

Rëndohet bilanci i vdekjeve nga COVID në Itali, rreth 17 500 të infektuar në 24 orë

Ngjarja e ardhëshme

‘E vogla ime, e madhe sa një botë!' Vlashenti bën dedikimin më romantik për ditëlindjen e Dojnës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian