Shqipëria në nivelin portokalli të sigurisë, kontrolle shtesë

Shqipëria ka çuar në portokalli nivelin e saj të sigurisë, një ditë pas sulmeve terroriste në Austri.

Kështu ka pohuar gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion”. Lala tha gjithashtu se ka masa të shtuara në pikat kufitare, ndërsa pohoi se zyrtarisht është verifikuar që atentatori i Vjenës, Kujtim Fejzullahi nuk ka hyrë në Shqipëri.

“Ditën e sotme kam pyetur nëse agresori i Vjenës ka hyrë në territorin shqiptar dhe nuk më rezulton”, tha Lala duke shtuar se shteti austriak ka qenë i interesuar në shkëmbimin e informacionit për njerëz që mund të jenë të lidhur me ngjarjen apo atentatorin edhe në Shqipëri.

Duke ju referuar masave të shtuara në vend, Lala tha: “Në kemi kampin e muxhahedinëve ku në informacione jozyrtare rezulton që ka shtim të forcave policore. Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Shërbimi Informativ Kombëtar janë duke kryer përgjime parandaluese dhe janë dukë vëzhguar. Janë duke verifikuar një listë me persona shqiptarë dhe austriakë, me të cilët ai shoqërohej për të parë nëse kanë hyrë në territorin shqiptar. Në pikat kufitare, nëse në 5 automjete kontrollohej njëri prej tyre, tashmë të paktën 4 kalojnë në kontroll të detyruar. Fakti që është rritur niveli i sigurisë në portokalli, mendoj se shërbimet kanë një të dhënë që nuk e bëjnë publike”

Ngjarja paraprake

Trump: Demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet

Ngjarja e ardhëshme

Zidane pas fitores së Real Madridit kundër Interit: E kemi edhe një betejë tjetër në Itali

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian