Shqipëria ka gati pasaportën antiCOVID, ku mund ta merrni

 

Vendi ynë tashmë ka bërë gati “pasaportën” për të gjithë personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit të kryeministrit Rama, pasaporta e vaskinimit të COVID-19 do të mund të merret nga qytetarë nëpërmjet portalit e-Albania.

Por si mund ta marrin personat që janë vaksinuar?

Hapi i parë është futja te portali e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin.

Më pas pasaporta e vaksinimit kundër Covid-19 me kodin unik do t’ju vijë në seksionin “Dokumentet e mia” te e-Albania.

Pasaporta që vërteton se një person e ka marrë dozën ka hapur debate mes vendeve të BE-së, por për momentin në vendin tonë më i rëndësishëm është fakti që të bëhet vaksina.

Kujtojmë që deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer. Me këto vaksina deri më tani janë vaksinuar vetëm mjekët të cilët janë në vijën e parë të rrezikut dhe prioritar në listë.

Ngjarja paraprake

Kuba hap ekonominë për bizneset private

Ngjarja e ardhëshme

Erëra të fuqishme në Dukagjin, ndërprehet energjia elektrike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian