Shqipëri: Vijon dezinsektimi në zonat bregdetare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informoi sot se “ka përfunduar trajtimi i tretë i dezinsektimit në disa prej zonave bregdetare të vendit”.

Ndërsa ndau foto nga ky proces i rëndësishëm për shëndetin publik, Manastirliu u shpreh se “është kryer tashmë trajtimi i tretë i dezinsektimit në zonat e Golemit, Qerretit, Spillesë, Vlorës, Orikumit, Sarandës, Ksamilit dhe Parkut Kombëtar të Butrintit”.

“Vijon pa u ndalur ky program kombëtar me rëndësi për shëndetin publik, me trajtimet edhe në Tiranë, Durrës, në Gjirin e Lalzit, Fier, Darëzezë, Divjakë, Shëngjin, Velipojë dhe në gjithë zonat e përcaktuara nga ekspertët”, tha ministrja.

Programi i dezinsektimit për parandalimin e sëmundjeve të transmetueshme nga mushkonjat, po vijon në të gjitha zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

Deri tani janë kryer trajtime sipas gjetjeve të monitorimit paraprak nga entomologët e ISHP, sipas kërkesave të NJVKSH-ve.

Zonat e njohura për këto trajtime, nga Velipoja në Parkun Kombëtar të Butrintit, përfshirë dhe zona urbane si Tirana, Divjaka etj., përbëjnë një sipërfaqe rreth 4000 ha.

Ngjarja paraprake

Rekordi i Kozlowskit nuk do të thyhet për të paktën tre vjet

Ngjarja e ardhëshme

Studentja amerikane e cila shiti banesën për të udhëtuar gjendet e vdekur në Rusi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian