Shqipëri, shënohet rekord i rasteve të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 6 të vdekur dhe 1.007 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), numër rekord i rasteve të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 80.941 dhe numri i të vdekurve në 1.404.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48.958, dhe raste aktive janë 30.579.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.849 testime të tjera brenda ditës së fundit, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 369.158 testime të dyshuara për COVID-19.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në një qendër shëndetësore tha se testimi i shpejtë ka nisur në pika të reja në Tiranë.

Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve për të respektuar masat, pasi, sipas saj, “situata është delikate”.



. .

Ngjarja paraprake

Pacolli nga Hajvalia: Lista e AKR-LDK është opsioni, shtet-ndërtimi është e ardhmja

Ngjarja e ardhëshme

Modelja tërheqëse shkaktoi zemërim në Dubai për shkak të fotove

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian