Shqipëri, presidenti Meta dekreton ndryshimet në qeveri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në kabinetin qeverisës të kryeministrit Edi Rama, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fillimisht, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar sot shkarkimin e Edi Ramës nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Olta Xhaçkës nga detyra e ministres së Mbrojtjes.

Po ditën e sotme, Meta ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçkës në detyrën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të Niko Peleshit në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Kujtojmë se ndryshimet në qeverinë e Shqipërisë erdhën pas dorëheqjes së ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, dy ditë më parë.



. .

Ngjarja paraprake

Gjiganti anglez përgatit ofertë prej 100 milionë euro për Kane

Ngjarja e ardhëshme

​Proceset ekzistuese mbi licencimin e shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale nuk sigurojnë mbrojtje të mjedisit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian