Shqipëri, pezullohen 581 patentë shoferë për një javë, policia rrugore masa të rrepta gjatë festave

Ditët e fundit të vitit përveç atmosferës festive, sjellin me vete edhe problematike sa i përket situatës së rendit dhe kryesisht në qarkullimin rrugor.

Nisur nga kjo situatë, policia ka shtuar masat dhe kontrollet për të parandaluar aksidentet dhe ngjarjet e tjera të rënda.

Vetëm në 7 ditët e fundit janë pezulluar në total 581 patentë shoferë, nga të cilat: 472 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 42 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 66 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje janë arrestuar 34 drejtues mjetesh, nga këta: 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, për të parandaluar incidentet në natën e ndërrimit të viteve, policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të fishekzjarrësh dhe kapsollash.

Gjatë kësaj jave janë finalizuar 16 operacione policore, janë vënë në pranga 135 shtetas dhe janë kapur 6 persona në kërkim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gara më e vështirë që zhvillohet në shkretëtirë

Story i radhës

Pioli bëhet gati për një 2023 në sulm

Të fundit nga