Shqipëri-Kubë, zgjerim i bashkëpunimit në ekonomi, turizëm dhe kulturë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në një takim ambasadoren e Kubës, Caidad Yaira Cueto Milian, me rastin e fillimit të detyrës së saj.

Gjatë takimit, Ruçi theksoi interesin e Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së procesit të konsultimeve politike dhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit, kulturës etj.

Gjithashtu, kryeparlamentari Ruçi kërkoi mbështetjen e Kubës për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Kryetari Ruçi, kërkoi gjithashtu që Kuba të rishikojë qëndrimin e saj dhe të njohë Republikën e Kosovës si edhe të mbështesë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Ambasadorja Caidad Yaira Cueto Milian shprehu dëshirën e qeverisë së Kubës për zgjerimin e  marrëdhënieve me Shqipërinë dhe premtoi mbështetjen e vendit të vet për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Ambasadorja Milian u shpreh se çështjen e njohjes së Kosvës do tia paraqesë qeverisë së Kubës.

Ngjarja paraprake

Gëzimja e Ema e vogël veç po i ndërrojnë fustanat

Ngjarja e ardhëshme

Ndërprerja e ngrohjes në Prishtinë, nga KEK-u tregojnë kur do të lëshohet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian