Shqetësuese situata epidemiologjike në Gjilan, më shumë se 50% e rasteve të testuara dalin pozitiv në COVID

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli ka treguar shifra shqetësuese nga kjo komunë sa i përket përhapjes së coronavirusit.

“Nga 123 mostra të testuara për ditën e sotme 63 kanë dalë pozitive ndërsa 60 negative”, thotë Xhemajli .

Ai thotë se në Gjilan momentalisht janë mbi 400 raste aktive ndërsa 74 qytetarë nga kjo komunë kanë humbur jetën në përballje me coronavirusin.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit thotë se për dallim nga komunat tjera, ata presin rezultatet para se personat e vdekur të varrosen nën dyshimin se kanë coronavirus.

“Nëse dalin pozitiv, procedurat e varrimit vazhdojnë sipas protokolleve që përcakton IKSHPK”.

Kujtojmë, pas Prishtinës, deri më tani Gjilani është komuna më e prekur në Kosovë nga coronavirusi.

Ngjarja paraprake

”Interi ofroi 250 mln euro për Messin në vitin 2006”

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI: Në 100 ditët e para të Qeverisë, ndihmuam sektorin privat me 470 milion euro

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian