Shpresoj që të deshta mjaftueshëm sot..

Kur je duke fjetur në krevatin tënd, pesha e ditës më hiqet nga supet. Përpjekjet e ditës harrohen shpejtë dhe e gjej veten duke të parë me admirim. E shikoj fytyrën tënde dhe gropëzat në gishtat e tu. Dua ta kthej ditën mbrapsht dhe të të them sa i mirë ke qenë.

Sa krenare jam me ty.

Shpresoj që të deshta mjaftueshëm sot.

Kur të çoj në shkollë me makinë, e shoh fytyrën tënde të ëmbël në pasqyrën anash. E kujtoj mëngjesin dhe mendohem nëse të deshta mjaftueshëm sot?

Nëpër kaosin e mëngjesit, nëpër larjen e dhëmbëve dhe larjen e duarve, përdorimit të tualetit si një djalë i madh.. ngrënies së mëngjesit e të tjera. Nëpër zgjedhjen e rrobave, përgatitijen e çantave e puthjeve për t’u përshëndetuar. A të deshta mjaftueshëm?

Gjatë ngutjes së mbrëmjes. Gjatë kohës së darkës e banjos. Gjatë kohës së lojës e librave. Mendohem. A të kam dhënë mjaftueshëm nga vëmendja ime e pashpërqendruar? A të kam përkëdhelur mjaftueshëm? A të kam përqafuar mjaftueshëm? A të kam puthur mjaftueshëm? Mos kam qenë shumë e ashpër me ty? A i kam dëgjuar historitë e tua me vëmendje? A të kam thënë sa i zgjuar je?

A të deshta mjaftueshëm?

Sepse dua ta dish, jo, ti duhet ta dish, që secilën ditë, je i dashur. Dhe do ta kaloj secilën ditë duke të ta treguar këtë. Duke të të përkujtuar.

Për rëndësinë tënde.
Për vlerën tënde.
Për forcën tënde.

Kur të pyes, “A e di sa të do mami?”, dhe ti thua “Sa qielli”, shpresoj që vërtet e beson këtë.

Shpresoj ta ndjesh.

Unë çdoherë do të jem aty për ty. 

Ngjarja paraprake

Media në Spanjë: Uzuni është në historinë e Ferencvaros kundër Barcelonës

Ngjarja e ardhëshme

Çështja e detit, Rama jep lajmin: Kemi rënë dakord me Greqinë që t’i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian