Shpresoj që një ditë të të harroj…

Gjithë e kam këtë frikë që kurrë nuk do të të harroj. Mënyrën se si sytë e tu kafe përshkuan të mitë, ose buzëqeshjen torollake që gjithmonë bëri zemrën time të rrihte 10 herë më shumë..

Dhe më e keqja që ti kurrë nuk ishe në të vërteti i imi. Por unë rashë në dashuri marrëzisht me ty.

Kanë kaluar dy vite por unë nuk mund të të harroj. Dhe ndonjëherë, në mes të natës, kur çdo gjë është e qetë dhe asgjë nuk dëgjohet, mendoj për ty.

Nuk e di nëse ty të kujtohem sadopak, prandaj më kap një dhimbje shpirti e stomaku, dhe papritmas harroj të marr frymë, sepse nuk dua të të dua më.

Dhe më dhemb, sepse po mendoja që të harrova. Dhe isha më e lumtur.

Por pastaj kujtimet e tua kthehen prapë, dhe unë, në këndin e dhomash, ulem e lëshoj lotët një nga një, e një therje fyti ndjej, duke bërtitur që një ditë të të harroj…

Ngjarja paraprake

Doli nga shtëpia gjatë karantinës, gjobitet i pastrehi

Ngjarja e ardhëshme

Borrell sot viziton Sarajevën në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian