“Shpresoj që Gigio të qëndrojë në Milan”

Ish mbrojtësi i Milanit, Franco Baresi shpreson që Gianluigi Donnarumma zgjedh me zemrën e tij dhe nënshkruan kontratë të re me kuqezinjtë

Baresi ka qëndruar 20 vite në Milan dhe i ka ndihmuar ata që të fitojnë gjashtë tituj të ligës, katër Superkupa të Italisë, tri kupa të Europës, përfshirë edhe një të Ligës së Kampionëve më 1993-94.

Ai mendon se futbolli ka ndryshuar që nga koha e tij, por shpreson që Donnarumma, i cili vjen nga akademia e Milanellos, të qëndrojë në San Siro për shumë vjet.

Kontrata e tanishme e Donnarummas skadon në qershor 2021 dhe portieri duhet të rinovojë me kuqezinjtë.

“Mendoj që futbolli ka ndryshuar nëse krahasohet me 20 vite më parë”, tha ai për Radio Rossonera. “Ka më shumë gara, por mendoj që Gigio, i cili është rrit me ne, e dashuron Milanin”.

“Ai është vetëm 20 vjeçar dhe është njëri prej më të mirëve me ne. Ai tashmë ka tri-deri në katër vite përvojë dhe mund të jetë një shembull inspirimi për të gjithë”.

“Ai ka përpara një të ardhme të jashtëzakonshme. Shpresoj që zemra e tij do ta tregoj këtë dhe ai do të mbetet me ne për shumë vite, me të gjitha kënaqësitë që i meriton”.

Ngjarja paraprake

Komunat shqiptare përfitojnë mbi 10 MILION euro nga QEVERIA

Ngjarja e ardhëshme

“Monstra”, mungon Alispahiq, caktohen avokat të tjerë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian