Shpirti i njeriut është i pavdekshëm, për atë kujdeset Zoti, por shteti nuk është i pavdekshëm, shpëtimi i tij bëhet o sot o kurrë!

Morali politik dhe etika politike ditë e më shumë po shuhet edhe po degradohet, notivet vetjake të bazuara në interesin përsonal po rrezikojnë me të madhe pushtetin. Ky moral i ka rrënjët te liria dhe sakrifica. Sa po kthehen nevojat e popullit për një mirëqenie të përbashkët të shoqërisë? Si duket shumica kanë hyrë në politikë për të mësuar shtetndërtimin. Kemi apo nuk kemi njerëz të denjë që zbatojnë kodin e etikës që përmbush vlerat e një menaxhuesi të mirë politik? Si duket mungesa intelektuale e tyre dhe grupeve përreth po i zvarritë sukseset e prekshme konkrete që sot i nevojiten Kosovës dhe politikës së saj të jashtme. Mendimet politike që kanë bërë revolucion në shtetet përëndimore datojnë shumë herët. Sikur ato të kardinalit Richelieu në shekullin XVII kur thotë se: “interesat shtetërore janë mbi ato të interesave fetare”? Sipas tijë “Shpirti i njeriut është i pavdekshëm, për atë kujdeset Zoti, por shteti nuk është i pavdekshëm. Shpëtimi i tij bëhet o sot o kurrë.” Zgjimi kombëtar si duket po vonon te ne shqiptarët. Aftësitë tona si popull që të bashkohemi kur është në rrezik shteti dhe ekzistenca sikur nuk po funksionojnë si duhet  në kohë paqeje, kohë kjo kur duhet respektuar mendjet e pastra që kemi brenda shoqërisë, e sidomos të një plejade profesorësh me thirrje e avancime akademike ndërkombëtare.

Mozaikun e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, po e plotësoj me shpirtin e fjalës së shkruar dhe mendjes. Kjo forcë e fjalëve të shprehura për lexuesit sjellë përvojën time intelektuale për lexuesit dhe studijuesit e diplomacisë.

Mendimi im si krijues prek të gjitha segmentet e shtetit dhe shtetndërtimit duke mos e harruar të kaluarën e begatë shqiptare dhe të arriturat aktuale të diplomacisë botërore.

Jo vetëm që prek dhe tregon ngecjet e shqiptarëve por edhe përshkruan qartë sakrificën, mundin diplomatik ndër shekuj duke u bazuar në analizë historike përballë zhvillimeve ndërkombëtare të kohës, zhvillime këto që për shqiptarët në vazhdimësi, ishin jo të favorshme.

Të shpërndarë në pesë shtete, shqiptarëve po u mungon edhe bashkëpunimi. Ky mosbashkëpunim vazhdon edhe sot para përpjekjeve për të zbatuar sfidat dhe zvarritjet që po na i bën komuniteti ndërkombëtarë.

Opinionet dhe refleksionet në këtë libër janë aktuale dhe gjithmonë i fuqizoj me idetë e mija, gjithmonë duke ofruar zgjidhje të problemeve e gjithashtu duke përshkruar rrugët dhe punën që duhet bërë në kontestin kohorë.

Unë, si autor nuk lë pa spikatur dhe veçuar fytyrat e larta ushtarake dhe politike që me dekada ndihmuan çështjen shqiptare.

Ass.Prof.dr.Nijazi Halili 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nis gjyqi ndaj ushtarit të parë rus të dyshuar për vrasjen e civilëve

Story i radhës

“Ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, debat mes Xhaferit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së

Të fundit nga