Shpëtohet një person nga rrënojat 26 orë pas tërmetit në Izmir

Është nxjerrë i gjallë një person i cili kishte mbetur nën rrënoja për 26 orë pas tërmetit në Izmir.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerë të paktën 100 njerëz deri më tani, ku në mesin e tyre është edhe 62-vjeçari Helim Sari, i cili u shpëtua nga rrënojat 26 orë pas tërmetit.

Ekipet luftuan për një kohë të gjatë për të shpëtuar Sarin, këmba e të cilit ishte zënë nën rrënoja.

Vajza e 62-vjeçarit Helim Sari, Rumeysa Sari, për AA tha se babai i saj ishte kthyer në shtëpi pasi kishte bërë pazar dhe se në atë kohë kishte goditur tërmeti.

Të gjithë personat e nxjerë nga rrënojat u dërguan në spitale për kontrolle shëndetësor. 

Ngjarja paraprake

Futbollisti i Barcelonës luajti 15 minuta dhe e preku vetëm njëherë topin

Ngjarja e ardhëshme

Formacioni i mundshëm i Milanit për ndeshjen ndaj Udineses

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian