Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky njoftoi lirimin e gjashtë marinarëve ukrainas të rrëmbyer më parë nga piratët në ujërat territoriale të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zelensky shprehu mirënjohje për diplomatët ukrainas dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në lirimin e marinarëve.
“Qytetarët tanë janë të sigurt dhe ne presim që shpejt të kthehen në atdheun e tyre”, shkroi Zelensky në Instagram.
Një ekuipazh prej tetë personash, përfshirë gjashtë ukrainas, u rrëmbyen më 16 dhjetor, kur piratët sulmuan anijen Stevia në brigjet e Nigerisë.