shperthimi ne iber lepenc driton tali ky sulm eshte i organizuar dhe ekzekutuar nga institucionet e serbise 674e0cfdec671

Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Driton Tali: Ky sulm është i organizuar dhe ekzekutuar nga institucionet e Serbisë

December 2, 2024
min lexim

Serbia sulmoi sërish Kosovën dhe klsaj radhe në infrastrukturën e saj. Me 15kg eksploziv të premten u sulmua kanali i Ibër Lepencit.

Këtë sulm e dënuan të gjithë akterët vendor e ndërkombëtar.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha se “Në këtë pikë Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron pas sulmit. Është herët dhe këto gjëra kërkojnë hetime të kujdesshme. Ajo që mund të them është se në kemi ofruar mbështetjen tonë për autoritetet e Kosovës. Mendojmë se është e rëndësishme të ketë hetime të besueshme dhe të thella për të identifikuar autorët dhe për t’u siguruar që do të mbahen përgjegjës”, tha ambasadori Hovenier duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara “nuk janë në gjendje të përjashtojnë asnjë grup, shtet apo dikë tjetër”.

Analisti Driton Tali në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se aludimet se “Qeveria e Kosovës qëndron pas sulmit në Kanalin Ibër – Lepenc” janë të paqëndrueshme.

Ai thotë se reagimet që vijnë nga Serbia janë të stilit me atë të rastit “Panda”, masakra e Reçakut e sulmi i Banjskës.

“SHBA nuk ngutet.

Këto aludime dhe rezerva të shprehura qoftë nga Serbia apo qoftë nga disa qarqe tjera, se kinse “Qeveria e Kosovës qëndron pas sulmit në Kanalin Ibër – Lepenc” janë të paqëndrueshme!

Jo vetën për faktin se duhesh me qenë i tërbuar pas pushtetit për ta bërë një gjë të tillë por për më tepër konsekuencat që do t’i pësonte Qeveria dhe Republika e Kosovës pas zbardhjes së rastit, do të jenë enorme.

E që ky sulm terrorist do të zbardhet kjo nuk do hamendje!

Me gjithë këto agjencione të intelegjencës që veprojnë në Kosovë e rajon pyetja është se “kur do të zbardhet?” dhe jo se “a do të zbardhet?!”!

Shikuar nga reagimet që vijnë nga Serbia (të njejta në stil si reagimet ndaj masakrës në kafiterinë “Panda”, masakrën e Reçakut, apo tashti së fundmi ndaj sulmit terrorist në Banjskë), mua më është e betonuar në mendje që ky sulm është i organizuar dhe ekzekutuar nga institucionet e Serbisë.

Për neve, që pak a shumë e njohim historinë e Serbisë, ky sulm është tamam sulm i tipit të “Crna Ruka’s” çetnike të Apisit (Dragutin Dimitrijeviçit)!

Andaj reagimin e Ekselencës Tij, ambasadorit Hovinier duhet shikuar nga kjo perspektivë”, deklaron ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sllovenia shfaqet si destinacioni me i shpeshte per punetoret e vendit 674dfeb1eed3c
Story i mëparshëm

Sllovenia shfaqet si destinacioni më i shpeshtë për punëtorët e vendit

jane referuar ne spak 26 raste drejtuesja e bkh kemi marre akses ne databazen e institucioneve shteterore mbetet sfide 674e0db1a6318
Story i radhës

“Janë referuar në SPAK 26 raste”, drejtuesja e BKH: Kemi marrë akses në databazën e institucioneve shtetërore, mbetet sfidë..

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë