Shpërthime në aeroportin e Adenit menjëherë pas mbërritjes së kabinetit të qeverisë së re

Tre shpërthime kanë tronditur aeroportin e qytetit Aden në jug të Jemenit menjëherë pas mbërritjes së kabinetit të qeverisë së sapoformuar jemenase nga Arabia Saudite në kryeqytetin e përkohshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një burim qeveritar tha se një nga shpërthimet ndodhi brenda sallës së pritjes së mysafirëve VIP, gjatë uljes së aeroplanit që transportonte anëtarët e qeverisë së re në aeroport.

Pa dhënë detaje më të hollësishme, burimi theksoi se shpërthimet ndodhën para se anëtarët e qeverisë të zbresin nga aeroplani.

Deri më tani nuk ka informacione për shkakun e shpërthimeve dhe nëse ka ndonjë viktimë apo të plagosur.



. .

Ngjarja paraprake

Reguilon nuk e harron Realin

Ngjarja e ardhëshme

​Haziri: 96 gjilanas e kanë humbur betejën me COVID-19, por janë shpëtuar mijëra jetë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian