shperthim ne qender te kelnit 66e7f5765333e

Shpërthim në qendër të Këlnit

September 16, 2024
1 minut lexim

Një shpërthim ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.

Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë, transmeton DW.

Policia e shtetit të Rhein-Westfalisëka thënë se një rrugë midis dy vendndodhjeve qendrore në Këln, Rudolfplatz dhe Friesenplatz, ishte e mbyllur, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.

Një ndërtesë është dëmtuar rëndë nga shpërthimi, raportojnë mediat.

Zona është e njohur për jetën e saj të natës dhe është plot me bare dhe restorante.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rritet numri i qytetareve te maqedonise qe kane marre lejeqendrim ne be 66e7f2e68be5a
Story i mëparshëm

Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrim në BE

fillon bojkotimi i mesimit nga klaset e dyta ne shkollen dardania ne prishtine prinderit kerkojne orar me te pershtatshem 66e7f80f0d7f0
Story i radhës

Fillon bojkotimi i mësimit nga klasët e dyta në shkollën “Dardania” në Prishtinë, prindërit kërkojnë orar më të përshtatshëm

Të fundit nga

ShkoLartë