Shpërthim lënde plasëse në një banesë në Fushë Krujë, disa të shoqëruar

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë.

Rreth orës 05:35 të mëngjesit, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N., e pabanueshme, në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Nga ana e policisë janë shoqëruar në ambientet e policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ngjarja paraprake

Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 shkon në mbi 1 milion e 545 mijë

Ngjarja e ardhëshme

Kanadaja do të ndalojë qeset plastike njëpërdorimëshe deri në fund të 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian