Shpërthim i madh në Zagreb, ja çfarë dyshohet

Një shpërthim i madh ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga policia, se a është fjalë për aeroplan apo për dron, por është konfirmuar se bëhet fjalë për një fluturake, meqë janë gjetur disa pjesë të saj dhe dy parashuta në zonën e gjerë.

Në vendin e rënies është hapur një krater, prej më shumë se 3 metra gjerësi dhe një metër thellësi, duke krijuar kështu një zhurmë të madhe dhe duke dëmtuar disa automjete në vendin e rënies së fluturakes, shkruan Jutarnji.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

Në pjesët e saj, janë gjetur shenjat e një ylli dhe shkronja cirilike, që është alfabeti i popujve sllav, çfarë janë edhe kroatët, por edhe rusët e ukrainasit, mes të cilëve po zhvillohet luftë.

Eksperti i aviacionit ushtarak, Tyler Rogoway ka thënë se ky mund të jetë një dron zbulues “Tu-141”, “Strizh”.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ai u shpreh se mund të jetë një dron që përdoret nga Ukraina.

“Ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga Ukraina. Besoj se ky është një dron zbulues që duket si një raketë. Duhet të jetë dëmtuar rëndë, ka fluturuar në të gjithë Hungarinë dhe më në fund është rrëzuar në Zagreb”, tha ndër të tjera ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, 11 mars 2022

Story i radhës

Bitcoin and Ethereum Increased Losses, ZEC and STX Rally

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish