Për momentin në Qytetin e Shkupit ka aktive tre zjarre, kanë thënë për MIA, nga Njësiti i Zjarrfikësve.
I pari është në lagjen Maxhar Mahallo në rrugën “Gjyro Gjonoviq” numër 55, në një shtëpi të braktisur afër stacionit të hekurudhave.
Në shuarjen e zjarrit është intervenuar me tre makina të zjarrfikësve dhe 10 zjarrfikës.
Zjarri i dytë ka ndodhur një në hambar në Kondovë, ku për shuarjen e zjarrit kanë intervenuar dy makina të zjarrfikësve dhe shtatë zjarrfikës, ndërsa zjarri i tretë ka shënuar në rrugën drejt Blacës, ku po intervenohet me dy makina dhe shtatë zjarrfikës.