Shpërthen në federatën serbe, akuza se Dragan Stojkoviq mori 1.5 milionë euro!

Gjithnjë e më shumë po i del fytyra e vërtetë Dragan Stojkoviqit, selektorit të Serbisë, që shau nënat e shqiptarëve në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.

Në seancën e Federatës së Futbollit të Serbisë, diskutohej për Kupën e Botës në Katar, aty Novica Tonçev, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të federatës serb, theksoi se nuk kishte marrë ftesë.

Tonçevi, fillimisht kërkoi që një pikë e rendit të ditës të jetë në raport, për paratë e shpenzuara në Katar, si dhe kush ishte në hotel në kurriz të federatës!

Ai akuzoi edhe selektorin, pastaj udhëheqësin e federatës Nenad Bjekoviq, menaxherin e përgjithshëm Jovan Shurbatoviq, si dhe drejtorin e kombëtares Stevan Stojanoviq.

Ndër të tjera, Tonçev në takim ka thënë se trajneri Dragan Stojkoviq – Piksi ka marrë 1.5 milionë euro bonus në Katar dhe se Bjekoviq, Shurbatoviq e Stojanoviq kanë marrë nga 350 mijë euro.

Tonçevi tha se drejtuesit morën më shumë se lojtarët nga fondi i Botërorit. 

Stojkoviq me Serbinë u eliminuan në fazën e grupeve dhe nokautin e morën nga Zvicra e Xherdan Shaqirit e kapitenit Granit Xhaka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Frika e depërtuar nga lufta në Ukrainë, Polonia blen satelitë nga Franca, zyrtarët: Ditë e rëndësishme për ushtrinë polake

Story i radhës

Seanca e 115 e Qeverisë, Grubi bën publike vendimet

Të fundit nga