Shpërthen Gattuso: Nuk punohet kështu, situata është trajtuar keq

“Këtu më kanë masakruar çdo ditë, është një gjë anormale. Kaq shumë sulme, kaq shumë ofendime! Nuk punohet kështu, duhet seriozitet”.

Fjalë të qarta dhe të ashpra ato të shqiptuara nga Rino Gattuso menjëherë pas ndeshjes Napoli-Parma. Suksesi i djemve të tij (shënuan Elmas dhe Politano) nuk i dha shumë buzëqeshje trajnerit të napolitanëve blu, dukshëm i mërzitur ditët e fundit.

“Ka tifozë të tastierës, në epokën e bllokimit, të cilët janë kundër meje, por sulmet erdhën edhe nga njerëz që janë këtu prej shumë vitesh. A ka lidhje klub me këto sulme? Gjykojeni vetë, unë po hesht. Por kjo është e vështirë. Unë nuk lexoj, por për lojtarët disa gjëra mbeten. Kjo “tarantella” (këngë popullore napolitane) filloi një muaj më parë. Dua të punoj seriozisht, kështu është e pamundur”.

Gattuso është i drejtpërdrejtë edhe kur flet për marrëdhënien me presidentin De Laurentiis, të cilit i jep një mesazh të qartë.

“Me Presidentin De Laurentiis marrëdhënia ka qenë gjithmonë e mirë, por nuk e fsheh faktin që në 15-20 ditët e fundit jam zhgënjyer: çështja u trajtua keq. Nuk ndihem i qetë në këtë situatë, e them sinqerisht. Nuk më ka munguar asgjë, e respektoj atë, por nuk më pëlqyen disa gjëra. Kontakte me trajnerë të tjerë? Unë nuk jam ulur në tryezë me ekipe të tjera, që kanë shfaqur interes për mua. Jam treguar person korrekt. Unë jam punonjës i De Laurentiis, më ka dhënë mundësinë të drejtoj një ekip të fortë, por situata u trajtua keq”.

Ngjarja paraprake

Euroambasadori Gir për vizitë në Kuvendin e RMV-së

Ngjarja e ardhëshme

Dhuna në shkolla, dukuri shqetësuese për shoqërinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian