Shpërthen fabrika e çokollatës, shënohen të paktën 5 viktima

Një shpërthim në një fabrikë çokollate në Pensilvani ka vrarë të paktën pesë persona, teksa gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Gjithashtu, shtatë persona janë trajtuar në spitalet e zonës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë rrënojat për të mbijetuar nga shpërthimi që tronditi vendin.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën e RM Palmer Company në West Reading, një qytet që ndodhet 100 kilometra në veriperëndim të Filadelfias.

Nga hetimet do të përcaktohen shkaqet e aksidentit, i cili sipas të dhënave fillestare vjen si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Kompania RM Palmer është themeluar në vitin 1948. Ajo punëson 850 persona.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bislimi tha se Kurti e Vuçiq do të nënshkruajnë në ceremoni me 27 kryeministra, Stano: S’komentojmë pretendime

Story i radhës

Veliaj pret ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana: Krenar që jeni më të mirët në Shqipëri

Të fundit nga