Shpërthen Balotelli: Italia po degradon

Mario Balotelli nuk e ka patur kurrë problem të shprehë mendimin e tij dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe për Covid, ose më mirë mbi menaxhimin e pandemisë nga ana e shtetit italian.

“Italia është Italia, nuk ka shumë për të thënë. Ndoshta është vendi më i bukur në botë, por po degradon për shkak të disa personave dhe unë kam dhimbje barku”, ka qenë shfryrja e sulmuesit të Monza-s në Instagram.

“Nuk jam i majtë, nuk jam i djathtë dhe nuk mbaj kurrë qëndrime politike. Rastet po rriten përsëri dhe nuk e kuptoj arsyen pse e kemi kaluar Krishtlindjen dhe Vitine  Ri kështu”.

“Kanë mbyllur dhe më pas e kanë bërë përsëri dhe tani më shpjegoni çfarë zone e kuqe është kjo me trafikun e sotëm që është më i madh se zakonisht?”.

“Gjithë këto sforcime për një tjetër karantinë? A është e mundur që Italia të mos mund të menaxhohet?”.

Ngjarja paraprake

Llorente largohet nga Napoli, e pret ekipi tjetër italian!

Ngjarja e ardhëshme

Marrëveshja Pfizer-OBSH/ 40 milionë doza të vaksinës për skemën Covax që do i shkojnë vendeve më të varfra

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian