Shpërthejnë protesta pas vdekjes së një personi me ngjyrë në SHBA

Në kryeqytetin amerikan Washington, DC, të martën vonë pas vdekjes së një personi me ngjyrë shpërthyen protesta ku u kthyen të dhunshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Katër policë u plagosën dhe të paktën një person u arrestua, gjatë protestave jashtë stacionit të policisë të distriktit të katërt, njoftoi stacioni televiziv NBC4.

Departamenti i Policisë Metropolitane tha se të premten policët u përpoqën të ndalonin Karon Hylton-Brown, 20-vjeçar, në një ndalesë trafiku, kur ai ishte duke hipur në një motor elektrik pa helmetë. Sipas policisë, ai u përplas me një makinë gjatë ndjekjes.

Protestuesit, përfshirë familjen e viktimës, po bërtisnin “na e tregoni videon” duke iu referuar pretendimit të policisë.

Departamenti tha se policët i dhanë ndihmën e parë, por ai iu nënshtrua plagëve në spital.

Familja e Hylton-Brown e konsideron policinë përgjegjëse për përplasjen.



. .

Ngjarja paraprake

OBSH: 3 milionë raste të reja me COVID-19 në një javë

Ngjarja e ardhëshme

Microsoft Teams ka 115 milionë përdorues

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian