Shpend Ahmeti i bindur: Kosova do ta pranojë Asociacionin

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i bindur se Kosova do ta pranojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Sipas Ahmetit, nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar pa pasoja.

“S’ka dyshim që Kosova do ta pranojë Asociacionin. Nuk e sheh si do të dalë nga kjo situatë pa pasoja për veten dhe të tjerët. Unë mendoj që kjo Kosovë si e njoh unë, ka me pranu Asociacionin. Kur po them Kosova, po mendoj qeveria.” – ka thënë Ahmeti.

Ai tutje ka thënë se nëse kanë dashtë me parandalu Asociacionin është dashur ta dërgojë në Kuvend për ta rrëzuar.

“Në qoftë se do me prishë Asociacionin përnjëmend, është dashtë me dërgu në Kuvend ku është ratifiku me 2/3 e votave në Kuvend. Të thuash jo jo jo për Asociacionin, e në anë tjetër të humbin edhe nja paragrafë të tjerë që mund t’i diskutosh. Ajo marrëveshje është njëfarë defakto njohje nga ana e Serbisë. Në këtë situatë kisha këyqre me përmirësu atë draft.” – ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se Kurti merret gjatë gjithë kohës me çështjen Kosovë-Serbi.

“Nëqoftëse ka diçka që Kurti merret 24 orë me diçka, është cështja me Serbinë. Mundohen me qitë Albin Kurtin si të pagabueshëm. Kurrë kërkush nuk del me thënë më fal se këtu kemi bërë një gabim, askush nuk është i pagabueshëm. Tentojnë me paraqitë Kurtin si hyjnor që nuk gabon”, ka thënë ai.

Story i mëparshëm

Kriza e energjisë në Shqipëri/ Riaktivizohet miniera e qymyrit e viteve ’70! Kur pritet të nisë nga puna

Story i radhës

Xhuli bie në grackën e Stresit dhe Atdheut, përgatitë tortë duke menduar se është ditëlindja e këtij të fundit

Të fundit nga