Shpërndahet farë misri dhe ushqim i koncentruar për blegtorët llapjanë

Sot gjatë ditës është shpërndarë farë e misrit dhe ushqim i koncentruar nga OZHR “Mëshqerra” për 46 blegtorë llapjanë.

Gjatë shpërndarjes ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Vigan Salihu, i cili e falënderoi OZHR “Mëshqerra” për kontributin e vazhdueshëm të kësaj organizate për të ndihmuar fermerët llapjanë.

Ai i uroi bujqit përfitues dhe u zotua se do të punojë maksimalisht që të rriten grantet dhe subvencionet për bujqit llapjanë.

Drejtori Salihu bashkëbisedoi me fermerët e pranishëm si dhe i informoi ata për projektet që pritet të realizohen gjatë vitit 2021 nga DBPZhR.

Ngjarja paraprake

Neutralizohen 8 terroristë në juglindje të Turqisë

Ngjarja e ardhëshme

UT vijon me prezantimin e ofertës akademike para maturantëve të vendit tonë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian