show i dyshes balaj mala dhe nje vllazni perfekte 678d3ca971cf1

Show i dyshes Balaj-Mala dhe një Vllazni perfekte

January 19, 2025
1 minut lexim

Skënderbeu është mundur ditën e sotme në shtëpi nga Vllaznia. Miqtë i falen Balajt dhe Malës pët të marrë 3 pikët me shifrat 0-4 në stadiumin “Skënderbeu”.

Sulmi i shkodranëve ishte i përkryer dhe preciz. Balaj shënoi hat-trick, por një gol iu anulua nga Xhaja. Ish-i i Kombëtares gjithsesi arriti dopietën si ndaj Tiranës dhe madje edhe një gol më shumë duke vërtetuar dhe njëherë formën e jashtëzakonshme. Po të mos ishte për arbitrin do të kishim 4 gola nga kryesulmuesi i Shkodrës.

Jo vetëm Bekimi ishte brilant sot. Esat Mala ishte një tjetër emër i sulmit që shkëlqeu.

Shënoi golin e vulosjes dhe qetësisë, asistoi shokun e ekipit dhe fitoi 11 metërsh. Me pak fjalë ishte një mbrëmje ekstra poziitve për Thomas Brdaric dhe skuadrën veriore.

Skënderbeu nga ana tjetër nuk tregoi asgjë në fushë dhe u dominua tërësisht. As prurjet e reja nuk sollën ndryshim, me përjashtim të Estrellas që u përpoq disi dhe një rasti të krijuar nga Liquinhas. Gjoka ndodhet në halle të mëdha dhe serioze në fund të tabelës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rivarroset xheladin kabashi ishte ne listen e personave te zhdukur gjate luftes 678d38e92ed0b
Story i mëparshëm

Rivarroset Xheladin Kabashi, ishte në listën e personave të zhdukur gjatë luftës

sfidat e te emeruarit te presidentit te zgjedhur trump per ceshtjen e pengjeve 678d402dbbefe
Story i radhës

Sfidat e të emëruarit të Presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e pengjeve

Të fundit nga

ShkoLartë