Siç është pritur, shqiptarët panë shoun në vijim të Ramës, në takimin spektakular të qeverive Shqipëri – Kosovë, të mbajtur me 02.10.2020 në Tiranë.
Ishte ky një spektakël i shfaqur nga Rama në përpjekje për ta përmirësuar imazhin e tij, tashmë të humbur kudo ndër shqiptarët.
Në këtë spektakël Rama përpos që ishte shfaqur si ekspert i Coronavirusit, këtu u tregua edhe ekspert i ekonomisë, duke na shitur mend se kush përfiton më shumë nga Mini – shengeni ballkanik. „Ekspertiza “ e tij ishte se Shqipëria me portet e tij do ta ketë fitimin kryesor.
Gjepura do ta quanin ekspertët ekonomik, ky pohim i Rames është perpjekje t´i hedh popullit hi syve.
Në planin politik Rama e sheh Mini – shengenin ballkanik, heqjen e kufirit Kosovë – Shqipëri, kurse nuk e vëren futjen e Serbisë në dy shtetet shqiptare. Ta kesh Serbinë brenda, këtë e dinë vetëm shqiptarët e Kosovës, në 100 vjetët e kaluara.
Në këtë rast Rama nuk harroi si gjithherë, të shet edhe paraulla patriotike, “pa kufij “.
Ky ishte ndoshta qëllimi i tij, të ofendohet sa më shumë nga Serbia, për ta përmirësuar imazhin e tij në prag të zgjedhjeve të pranverës. Ai mund të llogarisë, sa më shumë që të ofendohet, aq më shumë do t´i shtoi gjasat në zgjedhje.
Një gjë e ka harruar Rama, me sjelljet dhe veprimet e tij si ndaj Shqipërisë, po ashtu ndaj Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, ka mbjellur vetëm pasiguri, frikë, përçarje dhe urrejtje.
Prandaj do të ishte e kotë një përpjekje e tillë e, kur i numron dështimet dhe dëmet që u ka sjell shqiptareve, si në planin ekonomik, social, politik, kulturor etj.
Shqiptarët ndoshta do ta kishin falur, gjë që dyshohet, sikur Rama të dilte dhe t´u kërkonte falje, për të gjitha këto të zeza që u ka sjellur gjatë qeverisjes së tij 7 vjeçare.
Nëse nuk e bënë një gjë të tillë dhe ende më tutje i shpërfill shqiptarët, dikur mund të jetë shumë vonë.
Vazhdimi i një rruge të tillë do të jetë pastaj vetëm rast për sistemin e drejtësisë, kuptohet kur një sistem i tillë të pavarësohet dhe mos të jetë vegël e politikës ditore.
Të gjithe shqiptarët po e vërejnë se Rama qëllimisht po e pengon integrimin e Shqipërisë në EU. Ai mund të vetë quhet ekspert i ekonomisë, ekspert politik, ekspert shëndetësor, seizmolog, ekspert i rrëzimeve të monumenteve kulturore, ekspert i krimit të organizuar, ekspert letrar, i artit, i basketbollit, i gazetarisë etj. po do të mjaftoj aktakuza kundër integrimit në EU, për të dhënë llogari para shqiptarëve.
Koha është që kryeministri, Rama t´i vëjë gishtin kokës, gota ka filluar të derdhet.