Shoqëri, prindër me vizione (aftësi) të kufizuara

Luljeta Ademi Ambasadore Kundër Gjuhës së Urrejtjes e zgjedhur nga Delegacioni Europian dhe ish-Këshilltare e Presidentit të Shtetit për Gjithpërfshirje

Edukimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin tonë arsimor është i lidhur ngushtë dhe mund të shihet nga këndvështrimi i nismës ligjvënëse të shtetit, gjë që në thelb shpreh detyrimin e shtetit për kujdesin ndaj këtyre fëmijëve në nivelin më të lartë ligjor. Aftësia e kufizuar nuk zgjidhet në rrjetet sociale, zgjidhet në terren me masa konkrete dhe kushte konkrete. Mundësi të barabarta institucionale dhe reale. Dy fjalë “të sikletshme” për rregulloret, për terminologjinë më shumë në shkrimin tjetër.

Arsim gjithëpërfshirës është ai në të cilin të gjithë nxënësit, pavarësisht nevojave, gëzojnë të njëjtat mundësi për edukim dhe shoqërizim.

Shkollë gjithëpërfshirëse është ajo shkollë, në të cilën ndryshimet mes nxënësve dhe diversiteti janë të mirëpritura dhe merren masat e nevojshme për ta realizuar këtë. Kur theksojmë ndryshimin mes nxënësve nuk nënkuptojmë vetëm nxënësit me aftësi të kufizuar por të gjithë ata që kanë ndryshime a specifika në të nxënë, si p.sh. nxënësit nga komuniteti rom, nxënësit me të ardhura të pakta, apo të natyrës gjinore, etj. Në thelb, një shkollë gjithëpërfshirëse nuk synon të fshijë ndryshimet mes individëve, por zbaton të drejtën për arsim cilësor. Në këtë aspekt, gjithëpërfshirja është një koncept shumë më i gjerë se koncepti i integrimit. Në një shkollë integruese barra e përshtatjes i bie nxënësit, i cili mëson dhe zhvillohet ndryshe nga shumica. Ndërsa gjithëpërfshirja kërkon që nevojat e ndryshme të të gjithë nxënësve të gjejnë mundësi të realizohen e për këtë shkolla ndërmerr organizimin e strukturave dhe ndryshimeve të nevojshme për t’i mundësuar çdo nxënësi arritjen e maksimumit të përfitimit nga pjesëmarrja në shkollë. Për këtë është i nevojshëm zhvillimi i politikave dhe praktikave në nivel shkolle për të lehtësuar përfshirjen e të gjithë nxënësve në të gjitha aspektet e jetës shkollore. Në këto shkolla, drejtuesi, bordi i shkollës, stafi pedagogjik dhe ai ndihmës kanë përgjegjësitë të përcaktuara qartë për realizimin e këtij synimi. Para se të ndërtojë një plan për gjithëpërfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara, çdo shkollë duhet që së pari të marrë në konsideratë kushtet dhe mundësitë që ofron. Plani vjetor i shkollës duhet të përcaktojë qartë se cilat do të jenë synimet dhe objektivat e shkollës për të gjithë nxënësit.

Këto synime frymëzohen dhe lidhen ngushtësisht me deklaratën e misionit dhe vizionit të shkollës. Përveç objektivave në planin e shkollës duhet të përfshihen edhe procedurat, rregulloret dhe strukturat përgjegjëse për nxënësit me aftësi të kufizuara. Shkolla merr të gjitha masat që çdo cenim i fëmijëve me aftësi të kufizuara të ndëshkohet nga komisioni i disiplinës në shkollë, me qëllim mos përsëritjen. Përfshirja e prindërve e rëndësishme sa vet shkolla. Roli i prindërve dhe rrugët e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me ta, si dhe mënyrat e përfshirjes dhe mbështetjes së tyre duhen specifikuar në rregulloren e shkollës. Rasti me bojkotimin e Ëmblës dukshëm tregon sesa e mykur, mizore, paragjykuese, frustruese, diskriminuese, poshtëruese dhe e mbyllur është shoqëria jonë sidomos për aftësinë e kufizuar. Fatmirësisht prindërit e saj ngritën zërin fuqishëm kundër padrejtësisë dhe nëpërkëmbjes. Çfarë brezash krijojmë, kujt ia lëmë të ardhmen me shembuj të tillë?Zinxhiri i urrejtjes dhe diskriminimit mund të ndërpritet. Mësoni veten dhe më pas fëmijët tuaj se diversiteti nuk është ngjitës. Mësoni se urrejtja është ngjitëse. Mirëpo edhe dashuria është ngjitëse. Mësoni të doni nuk është shumë vonë. Kjo ju jep fëmijëve shansin për të qenë njerëz më të mirë, më të dashur, më empatik, më të hapur, më racioanl. Si qenie njerëzore që jemi kemi frikë, frikëra të ndryshme, nga e njohura dhe panjohura. E dini çfarë është përgjigjja ndaj frikës, të përballesh, të mos i largohesh të ecësh mes për mes tyre. Mendoj që për mua kjo është sepse e di që nuk jam aq e fortë sa mund të presin njerëzit ndonjëherë, por në rregull. Të gjithë kemi gjërat dhe frikërat tona, janë thjeshtë pjesë e jetës e asaj që na bën real dhe të njerëzishëm shpresoj. Drita mund të shkëlqej vetëm nëpërmjet plasaritjeve e plasaritjet janë mesazhi sikur rrudhat. Momentet e mëdha lënë gjurmë dhe shenja. Jam e mbuluar me shenja e gjurmë të thella. Jeta nuk kërkon të jemi të përsosu. E përsosura nuk ekziston. Jeta thjeshtë thotë: vazhdo të lëvizësh, të frymosh gjithmonë përpara. Përdore frikën si motiv, si emocion për tu kalitur. Sa për shenjat,, vurratat, rrudhat ato vërtetë janë mesazhet që na formojnë. Ndryshimi mes të zakonshmes dhe të jashtëzakonshme shpesh është ajo fjala e vogël shtesë. Kurdoherë që është vështirë njerëzit dorëzohen, por ta kthesh këtë në një nxitje për të dhënë më shumë, kur shumica e njerëzve thjeshtë dorëzohen. Për njeriun gabimet janë investime. Nuk dorëzohem as kur dua. Unë dua ndonjëherë, por nuk më le vetja.

Edhe ju që jeni me Ëmblën, përpiquni të bashkëndjeni dhe jo të ndjeni keqardhje. Keqardhja akoma më shumë degradon njeriun. Mos u bëni “të ligë” dhe jo tolerantë, mos harroni sa fatlum jeni që jeni gjallë. Tregohuni të mirë. Ky është ai shkëlqimi i fuqishme që shoh edhe në rolin tim si Ambasadore Kundër Gjuhës së Urrejtjes, mënyrën sesi mirësia ndryshon njerëzit. Kjo është vlera e veprave të vogla, është thesar, prandaj çmoni njerëzit rreth jush. Shpresoj se me mesazhin tim ka disa inkurajime të vogla, sepse të thuash të vërtetën për veten është forcë, të fshihesh pas të vërtetave të tjetrit është dobësi. Dashuria është më e madhe dhe më e bukur. Mos urreni, dashuroni, përqafoni të ndryshmen, DIVERSITETIN!/Nistori

Fushata ime vazhdon: Shiko Aftësi Jo Paaftësi #ShikoAftësiJoPaaftësi Blloko Urrejtjen Ndaj Dashuri #BllokoUrrejtjen #NdajDashuri

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ВИДЕО | Стојчевски: Кога идејата е добра, лесно се преминува од фриленсери до сопствен бизнис

Story i radhës

Moti sot

Të fundit nga