Shoqata Rajonale e Futbollit Fier zgjedh delegatët për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF dhe miraton statutin e ri

Shoqata Rajonale e Futbollit Fier ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë anëtarët e saj për të miratuar statutin e ri të shoqatës, zgjedhjen e delegatëve që do ta përfaqësojnë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së si edhe pranimin e anëtarëve të rinj. 

Në fillim të mbledhjes së zhvilluar ditën e premte, 16 Prill 2021, kryetari i SHRFF, Hiqmet Çela , pasi prezantoi para anëtarëve rendin e ditës, u shpjegoi atyre procesin e riorganizimit si edhe nevojën për përshtatjen e statutit me rregullat e reja të anëtarësisë në FSHF.

Synimi i këtij riorganizimin është që secila Shoqatë Rajonale të organizojë në mënyrë të pavarur futbollin në çdo rajon dhe përfaqësimin në mënyrë të barabartë të futbollit profesionist dhe atij amator në vendimmarrje, duke qenë që të gjithë të përfaqësuar.

Pas verifikimit të përbërjes së mbledhjes, u vijua me procesin e pranimit të anëtarëve të rinj në këtë shoqatë, që janë KF Naftëtari, SHF Albpetrol, Labëria FC, FK Apolonia, Flamurtari FC, FK Tomorri 1923, Bylis, KF Lushnja 1930 dhe KF Oriku. 

Të gjitha këto subjekte në fjalë plotësojnë kriteret statutore për t’u anëtarësuar dhe kishin paraqitur pranë Shoqatës të gjithë dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Anëtarët e SHRFF votuan unanimisht për pranimin e anëtarëve të rinj.

Më pas, u kalua në shqyrtimin e projekt-statutit të ri të shoqatës, që u ishte prezantuar më parë anëtarëve të SHRFE e që u miratua gjithashtu me konsensus në përfundim të diskutimeve.

Në fund, u zgjodhën delegatët me të drejtë vote, të cilët do të përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, të cilët janë Arbër Emiri, Zhdanov Tartaraj dhe Brajan Fraholli.

Ngjarja paraprake

Dua Lipa e nis fundjavën me aktivitete fizike në shtëpi

Ngjarja e ardhëshme

Dy mungesa të rëndësishme për Kukësin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian