Shoqata e Infermierëve: Maturantët e mjekësisë nuk mund të angazhohen në qendrat kovid

Shoqata e infermiereve, teknikëve dhe akusherëve kanë kundërshtuar idenë e ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, për të angazhuar maturantët e shkollës së mesme të mjekësisë në qendrat e Kovidit. Kryetarja e shoqatës, Gordana Beshliovska, tha se që mbrëmë janë mbledhur për të shqyrtuar propozimin dhe kanë vendosur të reagojnë publikisht para se propozimi të shndërohet në vendim.

Gordana Beshliovska, Shoqata e infermiereve

“Në kohë kur pandemia po merr hov, gjithçka realizohet onlajn, madje edhe praktika kur e kanë këta nxënës të shkollave të mesme zhvillohet nën mbikëqyrje të një personi profesionist edhe në kushte normale, nuk i ekspozojmë në rrezik. Përveç kësaj, nëse nisemi nga shembujt e vendeve të rajonit dhe Evropës, askund nuk ka masa të tilla. Do të mund të thoja se jo vetëm që nuk do të na ndihmojnë, përkundrazi, do të ballafaqohemi me një problem të madh, të kujdesemi për shëndetin e pacientëve ose të kujdesemi që mos të infektohet ndonjë nga nxënësit”

Belishkovska ka theksuar se aktualisht spitalet dhe qendrat e Kovidit në vend kanë mungesë të madhe të kuadrit,ndërsa shumë pjestarë të personelit edhe janë infektuar nga virusi korona. Problemi sipas saj nuk zgjidhet me nxënës të shkollave të mesme, por me konkurse për punësim të infermiereve të reja. Gordana Beshliovska, Shoqata e infermiereve

“Në këtë kohë të pandemisë botërore, duhet të ketë konkurse të hapura për punësim dhe jo siç është situata tek ne, me marrëveshje në vepër. Ka institucione ku infermieret punojnë për 12.000 denarë pa status të zgjidhur. Çfarë do të bëjmë kur ata të sëmuren. Kjo është një çështje serioze që duhet të zgjidhet dhe jo të angazhohen nxënës që ende nuk kanë diplomuar. Pësrse me masën e fundit të Qeverisë, dedikuar kategorive të rrezikuara nuk përfshihen edhe infermieret të cilat janë me kontratë në vepër”

Reagimi i shoqatës që në radhët e saj numëron rreth 5.000 infermiere, teknikë dhe akusherë, vjen një ditë pasi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se po shqyrtohet mundësia për të angazhuar maturantet e shkollës së mesme medicinale në qendrat e Kovidit. Ai tha se ky angazhim do të jetë në kuadër të praktikës që nxënësit duhet të realizojnë vitin e fundit shkollor.

Ngjarja paraprake

Mbi 10 ambulanca me pacient me Covid presin jashtë për t’u futur në spital

Ngjarja e ardhëshme

Dardanët mbajtën stërvitjen e fundit, nesër udhëtojnë në Lubjanë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian